BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

2 John 1

[1]

1:1 hiri, mëshira dhe paqja qofshin me ju nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i të Atit, në të vërtetë dhe në dashuri.

1:2 U gëzova fort që gjeta disa nga bijtë e tu duke ecur në të vërtetën, sipas urdhërimit që morëm nga Ati.

1:3 Dhe tani të lutem ty, zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por atë që kishim pasur nga fillimi, që ta duam njëri-tjetrin.

1:4 Dhe kjo është dashuria, të ecim sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e dëgjuat nga fillimi, ky është urdhërimi që morëm, që të ecni në të.

1:5 Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish; ky është mashtruesi dhe antikrishti.

1:6 Bëni kujdes se mos humbni fryti i gjërave të kryera, por bëni në menyrë të merrni një shpërblim të plotë.

1:7 Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.

1:8 Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni,

1:9 sepse ai që e përshëndet bëhet pjestar në veprat e tij të liga.

1:10 Megjithse kisha shumë gjëra për t'ju shkruar, nuk desha ta bëjë me letër dhe bojë, por shpresoj të vij te ju dhe t'ju flas me gojë, që gëzimi juaj të jetë i plotë.

1:11 Bijtë e motrës sate të zgjedhur të përshëndesin. Amen.

1:12 Plaku, Gajit shumë të dashur, të cilin unë e dua në të vërtetë.

1:13 Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com