BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Ecclesiastes 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12]

10:1 Mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit; kështu pak marrëzi prish vlerën e diturisë dhe të lavdisë.

10:2 Zemra e të urtit është në të djathtë të tij, por zemra e budallait është në të majtë të tij.

10:3 Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla.

10:4 Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda;

10:5 Éshtë një e keqe që kam parë nën diell, një gabim që vjen nga ai që qeveris;

10:6 marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vënde të ulëta.

10:7 Kam parë shërbëtorë mbi kuaj dhe princa të ecin më këmbë si shërbëtorë.

10:8 Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.

10:9 Kush zhvendos gurë mund të plagoset dhe kush çan drutë vihet në rrezik.

10:10 Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t'ia dalë gjithnjë mbarë.

10:11 Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.

10:12 Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.

10:13 Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.

10:14 Edhe sikur budallai t'i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t'i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?

10:15 Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.

10:16 Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes!

10:17 Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t'u dehur!

10:18 Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.

10:19 Një banket shtrohet për t'u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.

10:20 Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com