BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 30

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

30:1 Fjalët e Agurit, birit të Jahehut; mesazhi profetik që ky njeri shpalli në Ithiel, në Ithiel dhe në Ukal.

30:2 Po, unë jam më budalla se gjithë të tjerët dhe nuk kam mendje njeriu.

30:3 Nuk kam mësuar diturinë dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.

30:4 Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erën në duart e tij? Kush i ka mbyllur ujërat në rroben e tij? Kush i ka vendosur të gjithë kufijtë e tokës? Cili është emri i tij dhe emri i të birit, po qe se ti e di?

30:5 Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.

30:6 Mos u shto asgjë fjalëve të tij që të mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar.

30:7 Unë të kërkova dy gjëra; mos m'i moho para se të vdes:

30:8 largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme,

30:9 me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.

30:10 Mos shpif kundër shërbëtorit para të zotit, me qëllim që ai të mos të të mallkojë dhe ti të gjendesh fajtor.

30:11 Ka një kategori njerëzish që mallkojnë atin e tyre dhe nuk bekojnë nënen e tyre.

30:12 Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.

30:13 Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare.

30:14 Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfërit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve.

30:15 Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!".

30:16 Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!".

30:17 Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t'i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.

30:18 Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh:

30:19 gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarpërit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë.

30:20 Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".

30:21 Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:

30:22 një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,

30:23 një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.

30:24 Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta:

30:25 mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;

30:26 lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;

30:27 karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;

30:28 hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.

30:29 Tri qënie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore;

30:30 luani, kafsha më e fortë, që nuk zmprapset para askujt,

30:31 kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij.

30:32 Në rast se ke vepruar si budalla duke lartësuar veten tënde ose të ka shkuar mendja, vëre dorën mbi gojë,

30:33 sepse, duke rrahur qumështin prodhohet gjalpi, duke përdredhur hundën del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mërinë prej saj del grindja.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com