BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 22

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

22:1 Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.

22:2 I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.

22:3 Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.

22:4 Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.

22:5 Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.

22:6 Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.

22:7 I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.

22:8 Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.

22:9 Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.

22:10 Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.

22:11 Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.

22:12 Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.

22:13 Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".

22:14 Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.

22:15 Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.

22:16 Ai që shtyp të varfërin për t'u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.

22:17 Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.

22:18 sepse për ty do të jetë e këndshme t'i ruash në intimitetin tënd dhe t'i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.

22:19 Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.

22:20 A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,

22:21 në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t'u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?

22:22 Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,

22:23 sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t'u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.

22:24 Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,

22:25 që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.

22:26 Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.

22:27 Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?

22:28 Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.

22:29 A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com