BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 18

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

18:1 Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.

18:2 Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij.

18:3 Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.

18:4 Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.

18:5 Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.

18:6 Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.

18:7 Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.

18:8 Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.

18:9 Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.

18:10 Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.

18:11 Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.

18:12 Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.

18:13 Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.

18:14 Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar?

18:15 Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.

18:16 Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve.

18:17 I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.

18:18 Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.

18:19 Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

18:20 Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij.

18:21 Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.

18:22 Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

18:23 I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.

18:24 Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com