BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 4

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

4:1 Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni,

4:2 sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim.

4:3 Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënes sime,

4:4 ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh.

4:5 Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre;

4:6 mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.

4:7 Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.

4:8 Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson.

4:9 Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie".

4:10 Dëgjo, biri im, pranoji fjalët e mia dhe vitet e jetës sate do të shumohen.

4:11 Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë.

4:12 Kur do të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen; kur do të vraposh, nuk do të pengohesh.

4:13 Rroke mirë këtë mësim, mos e lër që të shkojë kot; ruaje, sepse ai është jeta jote.

4:14 Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij;

4:15 evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.

4:16 Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë;

4:17 ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës.

4:18 Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë.

4:19 Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t'i rrëzojë.

4:20 Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;

4:21 mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate;

4:22 sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.

4:23 Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.

4:24 Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura.

4:25 Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.

4:26 Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë.

4:27 Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com