BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 3

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

3:1 Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

3:2 sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje.

3:3 Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate;

3:4 do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.

3:5 Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;

3:6 pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.

3:7 Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja;

3:8 kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.

3:9 Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;

3:10 hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht.

3:11 Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,

3:12 sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.

3:13 Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.

3:14 Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.

3:15 Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

3:16 Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.

3:17 Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.

3:18 Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.

3:19 Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë.

3:20 Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.

3:21 Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit.

3:22 Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde.

3:23 Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet.

3:24 Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.

3:25 Nuk do të druash llahtarën e papritur, as shkatërrimin e të pabesëve kur do të ndodhë,

3:26 sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak.

3:27 Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.

3:28 Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme.

3:29 Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty.

3:30 Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe.

3:31 Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij,

3:32 sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.

3:33 Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve.

3:34 Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit.

3:35 Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com