BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 2

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

2:1 Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia,

2:2 duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes;

2:3 po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,

2:4 në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,

2:5 atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.

2:6 Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.

2:7 Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri

2:8 për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.

2:9 Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.

2:10 Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,

2:11 të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,

2:12 për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,

2:13 nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,

2:14 që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,

2:15 shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,

2:16 për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,

2:17 që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.

2:18 Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.

2:19 Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.

2:20 Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve.

2:21 Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty;

2:22 por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com