BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 118

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

118:1 Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

118:2 Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

118:3 Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

118:4 Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

118:5 Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m'u përgjigj dhe më çoi larg.

118:6 Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?

118:7 Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t'i shikoj triumfues armiqtë e mi.

118:8 Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.

118:9 Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'u kesh besim princave.

118:10 Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i zhduk ato.

118:11 Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.

118:12 Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.

118:13 Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.

118:14 Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.

118:15 Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.

118:16 E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.

118:17 Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.

118:18 Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.

118:19 Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.

118:20 Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.

118:21 Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.

118:22 Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.

118:23 Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.

118:24 Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.

118:25 O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.

118:26 I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.

118:27 Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.

118:28 Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.

118:29 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com