BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 94

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

94:1 O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe.

94:2 Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve.

94:3 Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë?

94:4 Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë.

94:5 Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde.

94:6 Vrasin gruan e ve dhe të huajin, dhe vrasin jetimët,

94:7 dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".

94:8 Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar?

94:9 Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?

94:10 Ai që ndreq kombet, a nuk do t'i dënojë ata, ai që i mëson diturinë njeriut?

94:11 Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.

94:12 Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,

94:13 për t'i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, deri sa t'i hapet gropa të pabesit.

94:14 Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij.

94:15 Gjykimi do të mbështetet përsëri mbi drejtësinë, dhe tërë ata që janë të drejtë nga zemra do t'i shkojnë pas.

94:16 Kush do të ngrihet në favorin tim kundër njerëzve të këqij? Kush do të më dalë krah kundër atyre që kryejnë paudhësi?

94:17 Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.

94:18 Kur thashë: "Këmba ime ngurron", mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur.

94:19 Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër.

94:20 Do të jetë vallë aleati yt gjykata e padrejtë, që thur padrejtësi në emër të ligjit?

94:21 Ata mblidhen tok kundër të drejtit dhe dënojnë gjakun e pafajshëm.

94:22 Por Zoti është kështjella ime dhe Perëndia im është kalaja në të cilën gjej strehë.

94:23 Ai do të lëshojë mbi ta ligësinë e tyre dhe do t'i bëjë të vdesin për shkak të paudhësisë së tyre; Zoti, Perëndia ynë, do t'i shkatërrojë.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com