BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 73

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

73:1 Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.

73:2 Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.

73:3 Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.

73:4 Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.

73:5 Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.

73:6 Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.

73:7 Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.

73:8 Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.

73:9 E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.

73:10 Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,

73:11 dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".

73:12 Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.

73:13 Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.

73:14 Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.

73:15 Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.

73:16 Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.

73:17 Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.

73:18 Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.

73:19 Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!

73:20 Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.

73:21 Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,

73:22 unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.

73:23 Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.

73:24 Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.

73:25 Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.

73:26 Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.

73:27 Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.

73:28 Por sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com