BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 37

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

37:1 Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.

37:2 Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!

37:3 Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.

37:4 Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.

37:5 Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t'i kuptojmë.

37:6 I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.

37:7 Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.

37:8 Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.

37:9 Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.

37:10 Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.

37:11 I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.

37:12 Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.

37:13 I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.

37:14 Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!

37:15 A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtima e reve të tij?

37:16 A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha?

37:17 A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut?

37:18 Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë?

37:19 Na mëso se çfarë duhet t'i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.

37:20 A mund t'i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri.

37:21 Edhe tani askush nuk mund ta shikojë diellin me ngulm kur shkëlqen në qiell, mbas kalimit të erës që e ka bërë pa re.

37:22 Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme.

37:23 Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.

37:24 Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com