BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 34

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

34:1 Elihu nisi përsëri të flasë dhe tha:

34:2 "Dëgjoni, o njerëz të urtë, fjalët e mia, dhe ju, njerëz të ditur, ma vini veshin!

34:3 Sepse veshi i shqyrton fjalët, ashtu si qiellza i shijon ushqimet.

34:4 Le të zgjedhim ne vetë atë që është e drejtë të pranojmë midis nesh atë që është e mirë.

34:5 Sepse Jobi ka thënë: "Jam i drejtë, por Perëndia më ka hequr drejtësinë time.

34:6 A duhet të gënjej kundër drejtësisë sime? Plaga ime është e pashërueshme, megjithëse jam pa mëkat".

34:7 Kush është si Jobi, që e pi përqeshjen si ujin,

34:8 që ecën bashkë me keqbërësit dhe shkon bashkë me njerëzit e këqij?

34:9 Sepse ka thënë: "Nuk i vlen fare njeriut të vendosë kënaqësinë e tij te Perëndia".

34:10 Më dëgjoni, pra, o njerëz me mend! Qoftë larg Perëndisë paudhësia dhe ligësia qoftë larg të Plotfuqishmit!

34:11 Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave të tij dhe secilin e bën të gjejë shpërblimin për sjelljen e tij.

34:12 Sigurisht Perëndia nuk kryen të keqen dhe i Plotfuqishmi nuk shtrembëron drejtësinë.

34:13 Kush i ka besuar kujdesin për tokën, ose kush e ka vendosur mbi tërë botën?

34:14 Në qoftë se Perëndia duhet të vendoste në zemër të vet të tërhiqte mbi vete Frymën e tij dhe frymën e tij,

34:15 çdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht, dhe njeriu do të kthehej në pluhur.

34:16 Në qoftë se ke mend, dëgjoje këtë, vër veshin për të dëgjuar atë që po të them.

34:17 A mund të qeverisë ai që urren drejtësinë? A guxon ti të dënosh të Drejtin, të Fuqishmin?

34:18 Ai që i thotë një mbreti: "Je për t'u përbuzur" dhe princave: "Jeni të këqij".

34:19 Por ai nuk bën asnjë anësi me të mëdhenjtë dhe as e konsideron të pasurin më tepër se të varfrin, sepse të gjithë janë vepra e duarve të tij.

34:20 Në një çast ata vdesin; në mesin e natës njerëzia tronditet dhe zhduket, të fuqishmit çohen tutje pa dorë njeriu.

34:21 Sepse ai i mban sytë te rrugët e njeriut, dhe shikon tërë hapat e tij.

34:22 Nuk ka terr as hije vdekjeje, ku mund të fshihen njerëzit e këqij.

34:23 Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri para se ta nxjerrë për gjykim para tij.

34:24 Ai i ligështon të fuqishmit pa bërë hetim dhe vë të tjerë në vendin e tyre.

34:25 Duke qenë se i njeh veprat e tyre, i rrëzon natën dhe ata shkatërrohen;

34:26 i godet si njerëz të këqij para syve të të gjithëve,

34:27 sepse janë larguar nga ai pa u kujdesur për rrugët e tij,

34:28 deri sa të arrijë tek ai britma e të varfrit, sepse ai dëgjon britmën e të pikëlluarve.

34:29 Kur Perëndia jep qetësinë, kush do ta dënojë? Kur fsheh fytyrën e tij, kush do të mund ta shikojë, qoftë kundër një kombi të tërë ose kundër një njeriu të vetëm,

34:30 për të penguar që i pabesi të mbretërojë dhe që populli të zihet ndër leqe?

34:31 Dikush mund t'i thotë Perëndisë: "Unë e mbart fajin tim, po nuk do ta bëj më të keqen;

34:32 tregomë atë që nuk arrij të shikoj; në rast se kam kryer ndonjë paudhësi, nuk do ta bëj më"?

34:33 A duhet të të shpërblejë ai në bazë të konditave të tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet të zgjedhësh dhe jo unë; prandaj thuaj atë që di.

34:34 Njerëzit me mend; si çdo njeri i urtë që më dëgjon, do të më thonë:

34:35 "Jobi flet pa mend, fjalët e tij nuk kanë dituri".

34:36 Le të provohet Jobi deri në fund, sepse përgjigjet e tij janë si ato të njerëzve të këqij,

34:37 sepse i shton mëkatit të tij revoltën, rreh duart mes nesh dhe i shumëzon fjalët e tij kundër Perëndisë".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com