BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 5

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

5:1 "Bërtit, pra! A ka vallë ndonjë që të përgjigjet? Kujt prej shenjtorëve do t'i drejtohesh?

5:2 Zemërimi në fakt e vret të pamendin dhe zilia e vret budallanë.

5:3 E kam parë të pamendin të lëshojë rrënjë, por shumë shpejt e mallkova banesën e tij.

5:4 Bijtë e tij nuk kanë asnjë siguri, janë të shtypur te porta, dhe nuk ka njeri që t'i mbrojë.

5:5 I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij.

5:6 Sepse shpirtligësia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka;

5:7 por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t'u ngjitur lart.

5:8 Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time,

5:9 atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,

5:10 që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;

5:11 që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë.

5:12 I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre;

5:13 i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym.

5:14 Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë;

5:15 por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.

5:16 Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.

5:17 Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;

5:18 sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.

5:19 Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë.

5:20 Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.

5:21 Do t'i shpëtosh fshikullit të gjuhës, nuk do të trembesh kur të vijë shkatërrimi.

5:22 Do të qeshësh me shkatërrimin dhe me zinë, dhe nuk do të kesh frikë nga bishat e dheut;

5:23 sepse do të kesh një besëlidhje me gurët e dheut, dhe kafshët e fushave do të jenë në paqe me ty.

5:24 Do të dish që çadra jote është e siguruar; do të vizitosh kullotat e tua dhe do të shikosh që nuk mungon asgjë.

5:25 Do të kuptosh që pasardhësit e tu janë të shumtë dhe të vegjlit e tu si bari i fushave.

5:26 Do të zbresësh në varr në moshë të shkuar, ashtu si në stinën e vet mblidhet një tog duajsh.

5:27 Ja ç'kemi gjetur; kështu është. Dëgjoje dhe përfito".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com