BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Ezra 2

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10]

2:1 Këta janë njerëzit e provincës që u kthyen nga robëria, midis atyre që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte çuar në robëri në Babiloni, dhe që u kthyen në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.

2:2 Ata që erdhën me Zorobabelin ishin Jeshua, Nehemia, Serajahu, Relajahu, Mardokeo, Bilshani, Mispari, Bigvai, Rehumi dhe Baanahu.

2:3 Bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy.

2:4 Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy.

2:5 Bijtë e Arahut, shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë.

2:6 Bijtë e Pahath-Moabit, pasardhës të Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e dymbëdhjetë.

2:7 Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.

2:8 Bijtë e Zatuit, nëntëqind e dyzet e pesë.

2:9 Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë.

2:10 Bijtë e Banit, gjashtëqind e dyzet e dy.

2:11 Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tre.

2:12 Bijtë e Azgadit, një mijë e dyqind e njëzet e dy.

2:13 Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.

2:14 Bijtë e Bigvait, dy mijë e pesëdhjetë e gjashtë.

2:15 Bijtë e Adinit, katërqind e pesëdhjetë e katër.

2:16 Bijtë e Aterit, domethënë të Ezekias, nëntëdhjetë e tetë.

2:17 Bijtë e Betsait, treqind e njëzet e tre.

2:18 Bijtë e Jorahut, njëqind e dymbëdhjetë.

2:19 Bijtë e Hashumit, dyqind e njëzet e tre.

2:20 Bijtë e Gibarit, nëntëdhjetë e pesë.

2:21 Bijtë e Betlemit, njëqind e njëzet e tre.

2:22 Burrat e Netofahut, pesëdhjetë e gjashtë.

2:23 Burrat e Anathothit, njëqind e njëzet e tetë.

2:24 Burrat e Azmavethit, dyzet e dy.

2:25 Burrat e Kirjath-Arimit, të Kefirahut dhe të Beerothit, shtatëqind e dyzet e tre.

2:26 Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një.

2:27 Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy.

2:28 Burrat e Bethelit dhe të Ait, dyqind e njëzet e tre.

2:29 Bijtë e Nebos, pesëdhjetë e dy.

2:30 Bijtë e Magbishit, njëqind e pesëdhjetë e gjashtë.

2:31 Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.

2:32 Bijtë e Harimit, treqind e njëzet.

2:33 Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e pesë.

2:34 Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë.

2:35 Bijtë e Senaahut, tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë.

2:36 Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e shtatëdhjetë e tre.

2:37 Bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy.

2:38 Bijtë e Pashurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë.

2:39 Bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë.

2:40 Levitët: bijtë e Jeshuas dhe të Kadmielit, pasardhës të Hodaviahut, shtatëdhjetë e katër.

2:41 Këngëtarët: bijtë e Asafit, njëqind e njëzet e tetë.

2:42 Bijtë e derëtarëve: bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitas, bijtë e Shobait, gjithsej njëqind e tridhjetë e nëntë.

2:43 Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Tabaothit,

2:44 bijtë e Kerosit, bijtë e Siahas, bijtë e Padonit,

2:45 bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut, bijtë e Akubit,

2:46 bijtë e Hagabit, bijtë e Shamlait, bijtë e Hananit,

2:47 bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit, bijtë e Reajahut,

2:48 bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodas, bijtë e Gazamit,

2:49 bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut, bijtë e Besait,

2:50 bijtë e Asnahut, bijtë e Mehunimit, bijtë e Nefusimit,

2:51 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit,

2:52 bijtë e Batsluthit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas,

2:53 bijtë e Barkosit, bijtë e Siseras, bijtë e Thamahut,

2:54 bijtë e Netsiahut, bijtë e Hatifas,

2:55 bijtë e shërbëtorëve të Salomonit; bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Perudas,

2:56 bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,

2:57 bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokereth-Hatsebaimit, bijtë e Amit.

2:58 Tërë Nethinejtë dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit ishin treqind e nëntëdhjetë e dy.

2:59 Këta qenë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerub-Adani dhe nga Imeri; por ata nuk qenë në gjendje të tregonin shtëpinë e tyre atërore dhe pasardhësit e tyre, për të provuar në se ishin nga Izraeli;

2:60 bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjithsej gjashtëqind e pesëdhjetë e dy.

2:61 Midis bijve të priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Hakotsit, bijtë e Barzilait, që kishte për grua një nga bijat e Barzilait, Galaaditit, dhe që u quajt me emrin e tyre.

2:62 Këta kërkuan listën e tyre midis atyre të regjistruar në gjenealogjitë, por nuk e gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër.

2:63 Qeveritari i urdhëroi ata të mos hanin asgjë nga gjërat shumë të shenjta deri sa të mos paraqitej një prift me Urim dhe Thumim.

2:64 Tërë asambleja përbëhej nga dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta.

2:65 Pa llogaritur shërbëtorët dhe shërbëtoret e tyre, që arrinin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë; midis tyre kishte gjithashtu dyqind këngëtarë dhe këngëtare.

2:66 Ata kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,

2:67 katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.

2:68 Disa të parë të shtëpive atërore, kur arritën në shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem, dhanë bujarisht dhurata për shtëpinë e Perëndisë, në mënyrë që ajo të ngrihej përsëri në vendin e mëparshëm.

2:69 I dhanë thesarit të veprës, sipas mjeteve të tyre, gjashtëdhjetë e një mijë darikë ari, pesë mijë mina argjendi dhe njëqind veshje prifti.

2:70 Kështu priftërinjtë, Levitët, njerëzit e popullit, këngëtarët, derëtarët dhe Nethinejtë, u vendosën në qytetet e tyre, dhe gjithë Izraelitët në qytetet e tyre.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com