BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

1 Chronicles 20

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29]

20:1 Me fillimin e vitit të ri, në kohën kur mbretërit shkojnë të luftojnë, Joabi u vu në krye të një ushtrie të fuqishme dhe shkretoi vendin e bijve të Amonit; pastaj shkoi të rrethojë Rabahun, ndërsa

20:2 Atëherë Davidi i hoqi kurorën nga koka e mbretit të tyre dhe pa që ajo peshonte një talent ari, dhe në të kishte gurë të çmuar; ajo pastaj u vu mbi kryet e Davidit. Përveç kësaj nga ai qytet ai mori një plaçkë shumë të madhe.

20:3 I nxori banorët që ishin në qytet dhe i vuri të punojnë me sharra, me lesa prej hekuri dhe me sëpata. Kështu veproi Davidi në të gjitha qytetet e bijve të Amonit. Pastaj Davidi u kthye në Jeruzalem me tërë popullin.

20:4 Mbas këtyre ngjarjeve u bë në Gezer një betejë me Filistejtë; atëherë Sibekai nga Hushahu vrau Sipain, një nga pasardhësit e gjigantëve, dhe kështu Filistejtë u poshtëruan.

20:5 U bë një betejë tjetër me Filistejtë; Elhanani, bir i Jairit, vrau Lahmin, vëllanë e Goliathit nga Gathi, që e kishte shtizën sa një shul endësi.

20:6 U bë edhe një beteje tjetër në Gath, ku kishte një njeri me shtat të madh, me gjashtë gishtërinj në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën këmbë, gjithsej njëzet e katër gishtërinj; edhe ai ishte një pasardhës i gjigantëve.

20:7 Ai e fyu Izraelin dhe Jonathani, bir i Shimeahut dhe vëlla i Davidit, e vrau.

20:8 Këta kishin lindur nga gjigantët e Gathit. Ata i zhduku dora e Davidit dhe ajo e shërbëtorëve të tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com