BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Joshua 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

15:1 Pjesa që iu dha me short fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre, shtrihej deri në kufirin e Edomit, në shkretëtirën e Tsinit, në skajin jugor.

15:2 Kufiri i tyre jugor fillonte në skajin e Detit të Kripur, nga kepi që drejtohet në jug,

15:3 dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas;

15:4 kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug".

15:5 Kufiri në lindje ishte Deti i Kripur deri në grykëderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mëngën e detit pranë grykëderdhjes së Jordanit;

15:6 pastaj kufiri ngjitej në drejtim të Beth-Oglahut, kalonte në veri të Beth-Arabahut dhe ngjitej deri në gurin e Bohanit, birit të Rubenit.

15:7 Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel.

15:8 Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin e luginës të Refaimit në veri.

15:9 Nga maja e malit kufiri shtrihej deri në burimin e ujërave të Neftoahut, vazhdonte në drejtim të qyteteve të malit Efron dhe pastaj kthente deri në Baalah, që është Kirjath-Jearimi.

15:10 Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah.

15:11 Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det.

15:12 Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre.

15:13 Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut).

15:14 Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut;

15:15 Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).

15:16 Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah".

15:17 Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah.

15:18 Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?".

15:19 Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.

15:20 Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre;

15:21 qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri,

15:22 Kinahu, Dimonahu, Adadahu,

15:23 Kadeshi, Hatsori, Ithnami,

15:24 Zifi, Telemi, Bealothi,

15:25 Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori),

15:26 Amami, Shema, Moladahu,

15:27 Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,

15:28 Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu,

15:29 Baala, Ijimi, Etsemi,

15:30 Eltoladi, Kesili, Hormahu,

15:31 Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu,

15:32 Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.

15:33 Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu,

15:34 Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami;

15:35 Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu,

15:36 Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;

15:37 Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi,

15:38 Dileani, Mitspahu, Joktheeli,

15:39 Lakishi, Bokskathi, Egloni,

15:40 Kaboni, Lahmasi, Kitlishi,

15:41 Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;

15:42 Libnahu, Etheri, Ashani;

15:43 Jiftahu, Ashna, Netsibi;

15:44 Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre;

15:45 Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij;

15:46 nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre;

15:47 Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij.

15:48 Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu,

15:49 Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri,

15:50 Anabi, Esthemothi, Animi,

15:51 Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre;

15:52 Arabi, Dumahu, Esheani,

15:53 Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu,

15:54 Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre;

15:55 Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu,

15:56 Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu,

15:57 Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre;

15:58 Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori,

15:59 Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre;

15:60 Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre.

15:61 Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,

15:62 Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.

15:63 Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com