BibleDatabase

FREE Bibles and Bible Study Software Downloads Christian Web Hosting

BibleDatabase

 

 

  Christian Web Hosting
Christian Web Hosting
 
 

 

SITE NAVIGATION - CHOOSE A LINK
HOME DOWNLOADS MESSAGE BOARD BIBLE SEARCH LINK TO US WEBMASTER TOOLS
HELP MP3 BIBLE TELL A FRIEND ONLINE BIBLES WHAT'S NEW CHRISTIAN LINKS
SITE MAP SCREENSHOT GUEST BOOK BELIEF CHRISTIAN WEB HOSTING ADD URL

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Joshua 12

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

12:1 Këta janë mbretërit e vendit të mundur nga bijtë e Izraelit, që pushtuan territorin e tyre matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe tërë Arabahun lindor;

12:2 Sihoni, mbret i Amorejve, që banonte në Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, që gjendet mbi brigjet e lumit të Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri në lumin Jakob, që është kufi me bijtë e Anonit;

12:3 dhe në pjesën lindore të Arabahut nga deti i Kinerethit deri në detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri në Beth-Jeshimoth, dhe në jug deri në shpatet e Pisgahut.

12:4 Pastaj territori i Ogut, mbretit të Bashanit, një nga gjigantët që kishin shpëtuar dhe që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej,

12:5 dhe që sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tërë Bashanin deri në kufirin e Geshuritëve dhe Maakathitëve, dhe mbi gjysmën e Galaadit deri në kufirin e Sihonit, mbretit të Heshbonit.

12:6 Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe bijtë e Izraelit i mundën; pastaj Moisiu, shërbëtori i Zotit ua dha në zotërim vendin e tyre Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.

12:7 Këta janë përkundrazi mbretërit e vendit që Jozueu dhe bijtë e Izraelit i mundën këtej Jordanit, në perëndim, nga Baal-Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak që ngrihet mbi Seir, vend që Jozueu

12:8 në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve;

12:9 mbreti i Jerikos, një; mbret i Ait, afër Bethelit, një;

12:10 mbreti i Jeruzalemit, një; mbreti i Hebronit, një;

12:11 mbreti i Jarmuthit, një; mbreti i Lakishit, një;

12:12 mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gezerit, një;

12:13 mbreti i Debirit, një; mbreti i Gederit, një;

12:14 mbreti i Hormahut, një; mbreti i Aradit, një;

12:15 mbreti i Libnahut, një; mbreti i Adulamit, një;

12:16 mbreti i Makedahut, një; mbreti i Bethelit, një;

12:17 mbreti i Tapuahut, një; mbreti i Heferit, një;

12:18 mbreti i Afekut, një; mbreti i Sharonit, një;

12:19 mbreti i Madonit, një; mbreti i Hatsorit, një;

12:20 mbreti i Shirom-Meronit, një; mbreti i Akshafit, një;

12:21 mbreti i Taanakut, një; mbreti i Megidos, një;

12:22 mbreti i Kedeshit, një; mbreti i Jokneamit, në Karmel, një;

12:23 mbreti i Dorit, mbi lartësinë e Dorit, një; mbreti i popujve të Gilgalit, një;

12:24 mbreti i Tirtsahut, një. Gjithsej tridhjetë e një mbretër.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase

Hosted by Webnet77.com